Sot do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në Kupën e Shqipërisë, ku edhe do të mësojmë dy skuadrat e fundit që sigurojnë biletën drejt gjysmëfinales së turneut.
Ndeshja hapëse e programit të sotëm zhvillohet me fillim nga ora 13:00, ku skuadra e Laçit e pret në shtëpi Egnatian.
Takimi i parë që u zhvillua në terrenin e Egnatias përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 0:0, gjë që nënkupton se ka mbetur e hapur çështja se cila skuadër do të kualifikohet tutje.
Ndërkaq, ndeshja e cila e përmbyll fazën çerekfinale të turneut do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00, ku në stadiumin “Partizani”, skuadra e Vllaznisë është mysafire e Partizanit.
Ndeshja e parë që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me shifrat 3:1 në favor të Vllaznisë, e cila synon ta mbrojë këtë rezultat dhe të siguroj biletën e fundit drejt gjysmëfinales.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Kupën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.
13:00 Laçi – Egnatia
17:00 Partizani – Vllaznia
/TV Arbëria