Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sot lansohet ankandi i parë i erës prej 100 MW në Kosovë, në ngjarje po marrin pjesë Kurti e Rizvanolli

Sot lansohet ankandi i parë i erës prej 100 MW në Kosovë, në ngjarje po marrin pjesë Kurti e Rizvanolli

Ministria e Ekonomisë sot do të lansojë Ankandin e Parë të Erës prej 100 MW në Kosovë, me përkrahje të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) si këshilltar kryesor i transaksionit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë përmes një komunikate për media.

Në këtë ngjarje i pranishëm është kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i Zëvendës Ambasadorit gjerman në Kosovë, Mathias Conrad, Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Eileen Devitt si dhe Drejtorit Regjional për Ballkanin Perëndimor nga IFC, Nicolas Marquier.

Ngjarja tashmë ka filluar. /TV Arbëria