Sot do të bëhet hapja e ambasadës së Kosovës në Bogota të Kolumbisë. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila hapjen e ambasadës e quajti hap historik.
“Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Gërvalla.