Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.
E krahasuan vazhdimisht me të, Loredana Zefi e befason me një video Ilirianën në Big Br…
Ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare – çfarë ndikimi kishte Beckenbauer në zhvillimin e fu…
Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Filipinet, po vlerësohet mundësia e cunamit
Rast i rëndë në Prizren, 94-vjeçari tmerrohet në shtëpi nga grabitësi për 140 euro
“Nga ai pres gjithçka” – banorët komentojnë vendimin e Gani Gërmisë p…
Lexo më shumë
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Ndërkaq, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ditë më parë ka bërë të ditur se kjo javë do të jetë e ftohtë, duke sjellë edhe shtresa bore të cekëta të cilat do të mbulojnë edhe zonat urbane.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C.
Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve. /Telegrafi/