Finalja e madhe e 25 majit ka mbërthyer publikun, duke pritur edhe shpalljen fitues të këtij edicioni, ku duket se përballja ka qenë edhe më e fortë.
Por veç lojës, një rëndësi të veçantë kanë pasur edhe rrjetet sociale, ku ‘lufta’ për ndjekës ka qenë e fortë. “Top Albania Radio”, si çdo javë, ka sjellë një përmbledhje të personazheve të këtij edicioni.
Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë ka shtuar 1 mijë ndjekës, duke numëruar tashmë 454 mijë. Që në javët e para, emri i tij spikati si një prej finalistëve. Megjithatë, aktori ka bërë që javë pas jave të jetë i përfshirë në debate dhe diskutime, duke u shndërruar shpesh në epiqendër të shtëpisë.
Ndonëse situata në shtëpi është gjithnjë dinamike dhe me shumë lëvizje për të, në “Instagram”-in e tij situata duket më e qetë. Duket se rritja është reale, duke qëndruar larg shifrave të fryra në rrjetet sociale që shumë konkurrentë të tjerë ka pasur.
Çifti Heidi dhe Romeo, ky i fundit ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 343K dhe nga ana tjetër Heidi ka shtuar 2K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 147 mijë. Bën habi fakti sesi Heidi javët e fundit ka kaluar Romeon në numrin e ndjekësve. Prej gati 1 muaji, Heidi është gjithnjë para Romeos me shtimin e ndjekësve në rrjetet e saj sociale, duke treguar se në këtë çift ajo është e preferuara e publikut.
Meriton Mjekiqi është rritur me plot 6 mijë ndjekës dhe tani numëron 341K. Javë pas jave, Meritoni ka pasur luhatje në “Intagram”- in e tij, ku shpeshherë rritja ka qenë shumë e lartë, e herë-herë shifrat kanë qenë minimaliste. Kujtojmë se javën e shkuar,
Ndërsa banorja që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë është Egla Ceno, e cila ka shtuar plot 7.1K në “Instagram”. Prej më shumë se 1 muaji, aktorja kishte nisur të kishte humbje në rrjetin e saj sociale. Shpesh loja e saj e dhunshme është përkthyer edhe në braktisje nga fansat e saj. Por tashmë që finalja ka mbërritur, duket se ndjekësit kanë shprehur të gjithë mbështetjen e tyre për Eglën.