Avokati Driton Dobruna do të dal sot para gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë për t’u gjykuar për kërcënimin me jetë të gazetarit Vehbi Kajtazi.
Gjykimi ndaj Dobrunës, i arrestuar tri javë më parë, do të nisë sot në orën 10:00.
“Sot ne ora 10:00 do te filloje gjykimi i avokatit, Driton Dobruna i cili jave me pare me kercenoi me vrasje. Pres qe drejtesia te vihet ne vend dhe ky person ta marre denimin e merituar”, tha Kajtazi.
“Nuk do te ndalem derisa te gjithe ata qe shkelin ligjin te vihen para drejtesise. Nuk do te ndalem derisa te gjithe ata qe me ndoqen, me vune pergjues, me penguan ne pune te vihen para drejtesise”, tha Kajtazi.