Zgjedhjet e reja, të tretat brenda rreth një viti e gjysmë po afrohen dhe partitë kanë bërë lëvizjet e tyre të fundit përpara fushatës. Listat e kandidatëve për deputetë duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më së largu sonte para mesnatës.
Presidenti i ri nuk u zgjodh edhe përkundër një afati “shtesë” që kishte dhënë Gjykata Kushtetuese, prandaj Kosova do të mbajë në fund të javës së parë të qershorit zgjedhjet e reja, të tratat brenda rreth një viti e gjysmë.
Tandemi Albin Kurti – Vjosa Osmani u prish përfundimisht. Ata kishin garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021 ku kishin triumfuar bindshëm. Ai ishte bërë kryeministër; ajo presidente. Por tash, pesë vjet më pas, kryeministri në detyrë nuk e deshi më në karrigen e shefes së shtetit bashkëpunëtoren e tij të dikurshme, pasi në zgjedhjet e fundvitit të kaluar fitoi 51.1% të votave.