Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sot do të mbahet seanca fillestare ndaj Nagip Krasniqit për keqpërdorim të detyrës

Sot do të mbahet seanca fillestare ndaj Nagip Krasniqit për keqpërdorim të detyrës

Sot do të mbahet seanca fillestare gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit, ish-shefit të Korportarës Energjetike të Kosovës (KEK).

Seanca në fjalë do të fillojë nga ora 09:00 e mëngjesit të martën.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve N.K.,Y.D.,I.Z.

Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.