Sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media, ku thuhet se mbledhja fillon në orën 18:00.
“Mediet do të mund të qëndrojnë në sallë për fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa më pas do ta lirojnë sallën që Këshilli t’i vazhdojë punimet”, thuhet në njoftim.