Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Sot do të hidhet shorti i së tetës së finales së Kupës së Kosovës

Sot do të hidhet shorti i së tetës së finales së Kupës së Kosovës

16 skuadrat që do ta kërkojnë trofeun e Kupës së Kosovës do t’i mësojnë sot kundërshtarët e tyre të së tetës së finales.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se, duke filluar nga ora 14:00, sot në zyrat e saj do të bëhet hedhja e shortit të kësaj faze.

Në këtë fazë të garës janë kualifikuar 16 skuadra, prej tyre nëntë të Superligës dhe shtatë të Ligës së Parë, e të cilat do ta synojnë të sigurojnë një vend në çerekfinale.

Ekipet pjesëmarrëse në këtë fazë janë: Drita, Dukagjini, Drenica, Vushtrria, Llapi, Ferizaj, Vëllaznimi, Gjilani, Prishtina, Rilindja 1974, Prishtina e Re, Feronikeli 74, Suhareka, Malisheva, Dinamo dhe Trepça.

Shorti pritet të sjellë përballje interesante në këtë rreth. Befasinë më të madhe në fazën e kaluar e realizoi Rilindja 1974 që arriti ta eliminojë fituesin e kurorës së dyfishtë, Ballkanin

Themes by WordPress