Vjosa Osmani, i ka shprehur mirënjohje të thellë komunitetit Ashkali, për siç ka thënë ajo, kontributin e tyre të rëndësishëm për vendin tonë.
Presidentja shprehu këtë falenderim me anë të një postimi në Twitter, për nder të Ditës Kombëtare të këtij komuniteti.
“Në këtë ditë të veçantë për komunitetin tonë Ashkali, ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për kontributin e tyre të rëndësishëm për vendin tonë“, ka shkruar Osmani
Tutje Osmani ka shtuar se vlerëson traditat dhe kulturën e këtij komuniteti
“Ne njohim dhe nderojmë kulturën dhe traditat e pasura të komunitetit ashkali, të cilat përbëjnë një pjesë integrale të Republikës sonë të larmishme dhe të lulëzuar”, përfundon ajo postimin. /TV Arbëria
On this special day for our Ashkali community, we extend our deepest gratitude for their important contribution to our country.
We recognize and honor the rich culture and traditions of the Ashkali community, which form an integral part of our diverse and thriving Republic.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 15, 2023