Masakra e Izbicës ishte një nga masakrat e mëdha të kryera nga serbët gjatë Luftës së Kosovës, në vitin 1999, në komunën e Skenderajt. Ndonëse numri i saktë i viktimave shqipëtare është i panjohur, sipas intervistave të disa personave të cilët i kishin varrosur të vdekurit, thuhet se janë mes 146 dhe 166 trupa.
Bombardimet e fshatit Izbicë filluan gjatë natës së 27 marsit, kur një grup prej 50 ushtarësh, policësh dhe paraushtarakësh jugosllavë hynë në fshat.
Më 28 mars, gati të gjithë burrat shkuan në male, duke i lënë pas gratë, fëmijët dhe pleqtë në fshat. Në fushën e Izbicës, mijëra njerëz u mblodhën atë ditë, pothuajse të gjithë gratë, fëmijët dhe pleqtë. Rreth 150 burra ishin në mesin e tyre. Forcat kombëtare të sigurisë i kërcënuan fshatarët me vrasje dhe u kërkuan para. Pasi morën paratë, ata i ndanë burrat prej grave dhe fëmijëve. Gratë dhe fëmijët u dërguan në Shqipëri, më pas i ezekutuan burrat me automatikë. U ekzekutuan gjithashtu, edhe disa gra e pleq.
Pas masakrës, trupat e të vrarëve u varrosën fillimisht nga banorët e zonës, por më vonë forcat serbe i zhvarrosën dhe i dërguan në lokacione të ndryshme në Kosovë dhe Serbi, duke u përpjekur të fshehin gjurmët e krimit.