Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sorensen: ​Zbardhja e fatit të personave të zhdukur, prioritet në dialog

Sorensen: ​Zbardhja e fatit të personave të zhdukur, prioritet në dialog

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen vizitoi të mërkurën Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. 

Ai tha se zbardhja e fatit të personave të zhdukur është prioritet në dialog.

“Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një domosdoshmëri humanitare. Kjo është arsyeja pse personat e zhdukur janë prioritet për mua në dialog”, shkroi Sorensen në “X”.