Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sorensen takon Brnabiqin, kërkon zbatim të marrëveshjeve në dialogun Kosovë–Serbi

Sorensen takon Brnabiqin, kërkon zbatim të marrëveshjeve në dialogun Kosovë–Serbi

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, është takuar me kryeparlamentaren e Serbisë, Ana Brnabiq, ku kanë diskutuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sorensen e ka cilësuar takimin si “shkëmbim konstruktiv”, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Sipas tij, bisedimet janë fokusuar gjithashtu edhe në përfshirjen e mëtejshme në diskutimet për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.