Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sorensen nis takimin me Kurtin

Sorensen nis takimin me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen. 


Para këtij takimi me Kurtin, emisari i BE-së është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit, teksa nuk dihet nëse dyshja do t’u drejtohen mediave më pas.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Sorensenit në Kosovë që kur ka marrë detyrën.