Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është shpallur “Artistja e Vitit” nga Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023 si “Artistja e vitit”. Ajo ka spikatur në një kompeticion të vështirë, rrethuar nga emrat më të njohur të muzikës klasike, vokale të fuqishme nga artistët më të mirë nga shtete të ndryshme, por përsëri arriti të fitojë çmimin më të rëndësishëm.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë faqja e njohur e çmimeve ICMA, e cila e konsideron Jahon me një zë të lavdishëm dhe me një estetikë të pastër vokale.
“ARTISTJA E VITIT Ermonela Jaho, soprano “Me bukurinë unike të zërit të saj madhështor, të udhëhequr me vendosmëri drejt shkëlqimit të lavdishëm, Ermonela Jaho mahnit me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo nuk është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prezenca elektrizuese teatrale. Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë të identifikimit me rolet e tyre, me një vërtetësi absolute dhe me një emocion prekës. Me të dalë në skenë Ermonela Jaho e hedh tej personalitetin e vet si një mantel dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”, -shkruhet ne faqen zyrtare te International Classical Music Awards –ICMA
/TV Arbëria