Në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sonte do të shfaqet premiera e dokumentarit për Joseph Dioguardin, ish-presidentit të Lidhjes Civile Shqiptaro – Amerikane dhe ish anëtarit të Kongresit Amerikan.
Autor i këtij dokumentari është aktori Hysen Zeqiraj.
Ngjarja do të mbahet në Qendrën e Komunitetit Shqiptar në Lewisville, Texas, ku Zeqaj synon ta ndajë këtë sukses me miqtë, familjen dhe bashkatdhetarët e tij.
Dioguardi, i njohur për mbështetjen e tij të palëkundur për çështjen shqiptare, do të nderohet për kontributin e jashtëzakonshëm që dha për lirinë e Kosovës.