Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sonte ndërpritet përkohësisht operimi i njësisë B1

Sonte ndërpritet përkohësisht operimi i njësisë B1

KEK-u ka bërë të ditur se do ta ndërpresë përkohësisht sonte operimin e njësisë B1.

Kjo pasi sipas tyre është shfaqur nevoja për ndërhyrje në elektrofilter dhe disa sanime të tjera të domosdoshme.

“Për këto arsye tekniko-teknologjike dhe mjedisore, njësia B1 do të ndalet nga operimi sot, më datë. 14.08.2025, rreth orës 23:59.”, thuhet në njoftim.

KEK-u tutje ka njoftuar se ekipet e tyre të stafit teknik dhe profesional janë në gatishmëri të plotë, dhe sapo të krijohen kushtet e nevojshme, do të fillojnë menjëherë me identifikimin e saktë dhe sanimin e defekteve, me qëllim që njësia të rikthehet në operim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të funksionojë më mirë në aspektin mjedisor.