TV Arbëria ka nisur një sondazh për zgjedhjet e 9 shkurtit, për të parë se si po qëndrojnë partitë politike në përqindje.
E veçanta e këtij sondazhi është se ai kryhet përmes inteligjencës artificiale.
Pronari i TV Arbëria, Qëndrim Kryeziu, nëpërmjet një interviste ka dhënë më shumë detaje rreth këtij sondazhi.
Ai ka thënë se gara më e madhe po zhvillohet mes tri partive, dhe se diferenca mes tyre është vetëm 1.5%.
“Është një garë shumë e ngushtë mes tri partive, përqindja është aty aty, është e barabartë, dhe dallimi mes tri partive është vetëm 1.5 %,” ka thënë Kryeziu.
Kryeziu ka treguar se një sondazh i ngjashëm është realizuar edhe vitin e kaluar.
“Kjo, siç thashë, edhe para katër vitesh e kemi bërë, nuk ka besuar as Fatmir Limaj kur ia kemi kumtuar mesazhin një javë para, dhe ia kemi premtuar një humbje prej 200 votash, dallimi, margjina e gabimit ka qenë 200 vota, që i bie 0.01 %, dhe ia kemi dhënë rezultatin e saktë, dhe ia kemi uruar fitoren një javë para, nuk ka besuar as ai vet, po margjina e gabimit është shumë më e vogël, sepse matja bëhet përmes inteligjencës artificiale, dhe këtu njerëzit e pëlqejnë gjatë fushatës. Herët e kaluara e kemi bërë në Komunën e Prishtinës, Malishevës, Lipjanit, Klinës, Therandës dhe Prizrenit, dhe në të gjitha rastet rezultati ka qenë pothuajse me 1% dallim,” ka thënë ai.
“Po e kemi nisur dhe ka filluar dy ditë para nisjes së fushatës zgjedhore, kur kandidatët kanë filluar të marrin pjesë nëpër tubime të ndryshme, kemi filluar të bëjmë matjet preliminare të njerëzve dhe të shohim se çfarë dëshirash kanë për të votuar,” thotë Kryeziu gjatë intervistës.
NË KËTË LINK MUND TË NJOFTOHENI PËR MË TË REJAT NGA SONDAZHI DHE NGJARJET MË TË FUNDIT:
TV Arbëria hap sondazh për zgjedhjet e 9 shkurtit, Kryeziu: Numrat deri më tani janë befasues