Sonda hapësinore japoneze, SLIM ka rifituar fuqinë pas më shumë se një javë pa energji elektrike në Hënë.
Agjencia Japoneze e Kërkimit të Hapësirës Ajrore (JAXA) tha se ka rivendosur komunikimin me sondën e saj, nëntë ditë pasi Japonia u bë vendi i pestë që fluturoi një anije kozmike për në Hënë.
Sonda inteligjente preku Hënën më 20 janar, por një dështim i mundshëm bëri që ajo të ulej në kokë dhe jo në këmbë, gjë që ndikoi që bateria e saj të zbrazej me shpejtësi.
Por, falë një ndryshimi në drejtimin e dritës së diellit, panelet diellore të sondës kanë qenë në gjendje të gjenerojnë fuqi.
JAXA tha se sonda ka rifilluar operacionet për analizimin e përbërjes së shkëmbinjve në sipërfaqen hënore, në kërkim të të dhënave rreth origjinës së Hënës.
Agjencia tha se nuk ka datë të qartë se kur SLIM do të përfundojë misionin, por llogaritet të jetë shenjë mjaft e madhe se në të ardhmen mund të eksplorohet sipërfaqja hënore. /Telegrafi/