Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Soba me kompjutera” çoi ujë vetëm në Serbi e Rusi

“Soba me kompjutera” çoi ujë vetëm në Serbi e Rusi

SHKRUAN: AGRON HOTI

Serbia – si çdo pushtues në glob – historikisht ka investuar për t’ua ulur patriotëve përkrahjen qytetare në mënyrë që kjo të parandalojë çfarëdo mobilizimi ushtarak kundër saj. Edhe pas luftës e deri me sot Serbia, në bashkëpunim me Rusinë, vende e evropiane dhe orientale nuk kanë lënë gurë pa lëvizur për t’ia ulur sa më shumë përkrahjen qytetare UÇK-së dhe Krerëve të saj. Këtu ka ndihmuar dhe vazhdon edhe sot të ndihmojë një pjesë e fuqishme (armatë e tërë) e politikës së Kosovës, mediave, shoqërisë civile dhe opinionistëve, kuptohet përjashtime gjithmonë ka.

“Soba e kompjuterëve” që për synim kishte poshtërimin e UÇK-së, Krerëve të saj si dhe të çdo figure të ndershme politike, ka çuar ujë saktësisht në Serbi dhe Rusi, pavarësisht se a ka qenë kjo “sobë” e financuar nga Serbia apo Rusia. Sepse fundja, nuk ka rëndësi fort a je i rekrutuar apo jo nga shërbimet armike, e rëndësishme është se ku çon ujë. Njerëzit të vlerësojnë për atë që bën, se jo çfarë mendon.
E nëse “soba” ka çuar ujë në Serbi, siç tashmë po vërtetohet katërcipërisht, sepse Kosova tashmë futur plotësisht në sabotazh vendor dhe ndërkombëtar që ka paralizuar vendin së brendshmi dhe së jashtmi, atëherë nuk ka rëndësi fort se kush e ka financuar atë dhe çfarë qëllime ka pasur, e rëndësishme është ku ka çuar ujë ajo “sobë”.
Një “sobë” që ka çuar dhe vazhdon të çojë ujë edhe sot në Serbi e Rusi, si paska mundësi të jetë shpresa e ardhme politike?! Kjo nuk ka mundë të ndodhë, jo së paku pa kërkuar falje publike dhe nga kush ka qenë e shtyrë që t’i bënte një dëm të pariparueshëm UÇK-së dhe Krerëve të saj.

E pastaj po thonë “dëshmitarë të rrezikuar e kërcënuar” të Speciales. Po kush po rrezikohet allahile, kur sot ka mbetje jugosllave që vazhdojnë të çojnë ujë në Serbi e Rusi duke hedhur baltë mbi çlirimtarët në Hagë dhe tërë strukturën e tyre. Kjo armatë antishqiptare paradite edhe sot shkruan kundër UÇK-së dhe Krerëve të UÇK-së, e pasdite del si Beg midis Prishtinës pi makiato, askush nuk e nguc, bile shitet edhe për patriot, çka është më e keqja. A është ky kërcënim?

Harrojnë njerëzia që në Kosovë rrezikohesh nëse e përkrah UÇK-në dhe Krerët e saj, asesi nëse e shan atë. Sa më shumë që e lavdëron UÇK-në dhe Krerët e saj aq më i linçuar dhe izoluar je. Sa më shumë që e poshtëron atë aq më shumë ngritesh në karrierë. Janë të pafund njerëz në Kosovë që tërë CV-në e tyre e kanë me vetëm një kontribut të vetëm “sharja dhe poshtërimi i UÇK-së dhe Krerëve të saj”.
E tash “soba” e tresheve, katërsheve apo orgjive të tëra që janë bërë hora e zotit të na dalë si shpëtimtare e Kosovës a? Jo pasha bacin kurrë, siç thonë në Gjakovën e Xenit… Boll janë mashtruar e manipuluar në mënyrë brutale qytetarët e Kosovës dhe ata të diasporës. S’ka më “soba”.