Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Smakiqi: Ndaj Hasan Dakajt po ushtrohet dhunë nga organet serbe në Beograd

Smakiqi: Ndaj Hasan Dakajt po ushtrohet dhunë nga organet serbe në Beograd

Avokati, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se po ushtohet dhunë nga organet serbe ndaj, Hasan Dakajt, i cili, po mbahet në paraburgim në Beograd nën dyshimet për krime lufte.

Smakiqi ka shtuar se gjykimi ndaj Dakajt do të fillojë në shtator. Por nuk pritet gjykim i drejtë ka theksuar avokati.

“Po bëhen gati 6 muaj dhe gjendja e tij është e keqe edhe shpirtërisht. Sepse është ushtruar dhunë nga organet e Serbisë. Ai gjenet në qendrën e paraburgimit në Beograd. Dhe tashmë, familja e tij e ka angazhuar një avokat atje me autorizim. Dhe sipas kodit të procedues penale edhe të Serbisë edhe sipas komunizmit që e kam me avokatin e tij, pritet në shator të fillojë gjykimi. Sepse deri më tani nuk kemi arritur të lirohet”, ka thënë Smakiqi në “FIVE” të Dukagjinit.