Xhevdet Smakiqi në një intervistë për TV Arbëria, në emisionin “N’pulp” ka shtjelluar disa përgjegjësi të cilat duhet të kenë parasysh partitë politike për formimin e Qeverisë.
Në momentin kur qertifikohen zgjedhjet, rrjedh afati nga KQZ brenda 30 dite. Në atë afat kohor, Presidentja Vjosa Osmani duhet ta thërras Kuvendin.
Partisë së parë e cila i ka fituar zgjedhjet, në këtë rast LVV që tashmë po dihet, i mundësohet që ta paraqet kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe pas saj shqyrtohet dhe miratohet kryesia e Kuvendit dhe bëhet betimi.