Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Smajl Lushtaku në TV Arbëria: Prekazi, vlerat e kombit dhe filmi kushtuar Adem Jasharit

Smajl Lushtaku në TV Arbëria: Prekazi, vlerat e kombit dhe filmi kushtuar Adem Jasharit

Aktori Smajl Lushtaku i ftuar në TV Arbëria ka folur në lidhje me historinë e Kosovës në përgjithësi.

Lushtaku: Jam rritur në një ambient ku e kanë pranuar vrasjen, por nuk e kanë lejuar poshtërimin

Lushtaku thotë se ai është rritur në një frymë patriotike.

“Unë jam rritur në një ambient luftarak, kryengritës, në një ambient ku e kanë pranuar vrasjen, por nuk e kanë lejuar poshtërimin. Siç është regjioni i Drenicës, konkretisht Prekazi”

Aktori: Unë mburrem dhe krenohem me Prekazin, me Drenicën, kudo që jam

Ai në emisionin Arb Debat në TV Arbëria thotë se në odë është mësuar drejtësia dhe respekti.

“Në odë kam mësuar si ndahet drejtësia. Kam mësuar rendin: kur bisedon dikush, me e dëgjuar deri në fund”, ka thënë ai.

Lushtaku: Celulat e para të UÇK-së janë formuar në Prekaz

Aktori thekson se kombi shqiptar ka karakteristika të veçanta nga popujt e tjerë.

“Ne i kemi si komb disa karakteristika që nuk i kanë kombet e tjera. Shtetet e tjera nuk e kanë kulturën tonë, folklorin tonë, nuk e kanë odën tonë”, ka thënë ai.

Së shpejti filmi kushtuar Adem Jasharit – aktori jep detaje

Aktori është në përgatitje e sipër për filmin kushtuar Adem Jasharit, së bashku me regjisorin botëror.

“Ka shumë skena rrënqethëse. Jemi angazhuar së bashku me regjisorin Esat Fejza”, ka thënë aktori Lushtaku.

“Filmin për Adem Jasharin do duhej ta bënte shteti”

Ai ka shprehur se ju duhet ndihmë për krijimin e këtij filmi dhe ka shprehur kritika për shtetin e Kosovës në këtë drejtim.

“Kemi nevojë edhe për disa donacione. Na kanë premtuar disa biznesmenë. Këtë film duhet ta bëjë shteti i Kosovës” /TV Arbëria