Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Sllovenia rrit pagat dinjitetshëm- 2135 euro paga e mësuesit, 1636 e policit dhe 4884 e mjekut

Sllovenia rrit pagat dinjitetshëm- 2135 euro paga e mësuesit, 1636 e policit dhe 4884 e mjekut

Qeveria e Republikës së Sllovenisë së fundi nënshkroi një marrëveshje kolektive të degëve me sindikatat, e cila parasheh rritjen e bazës së pagave në sektorin publik në Slloveni.

Bëhet fjalë për 190 mijë të punësuar në sektorin publik. Reforma e pagave në sektorin publik do të rrisë faturën e pagave për 1.4 miliardë euro deri në vitin 2028.

Mesatarisht, pagat duhet të rriten për 380 euro bruto.

Pagesa e rritjes së pagës është e ndarë në gjashtë faza, ku kësti i parë është planifikuar për 1 janar 2025 dhe i fundit në 1 janar 2028.

Paga bazë në klasën e parë të pagës përcaktohet në vlerën e pagës minimale në vitin 2024, e cila është 1253.90 euro bruto. Paga bazë në klasën me pagë më të lartë llogaritet në 8821,04 euro bruto.

Paga fillestare e policit do të jetë 1636 euro bruto, që është një rritje prej 34 për qind krahasuar me shumën e mëparshme (1219 euro).

Paga fillestare e një ushtari profesionist do të jetë 1636 euro, aq sa ka një punonjës policie.

Paga fillestare e mësuesit do të jetë 2135 euro bruto, që është një rritje prej 28 për qind (deri më tani ka marrë 1669 euro).

Paga fillestare e një mamie infermiere do të jetë 1736 euro bruto. Deri më tani ishte 1372 euro.

Mjekët specialistë do të marrin 4884 euro bruto, që është një rritje prej 607 euro.

Themes by WordPress