Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Sllovenia – Danimarka, UEFA delegon Bekim Zogajn si gjyqtar në ndeshjen e EURO 2024

Sllovenia – Danimarka, UEFA delegon Bekim Zogajn si gjyqtar në ndeshjen e EURO 2024

Gjyqtari kosovar i futbollit në Zvicër, Bekim Zogaj do të jetë ndihmës refer në ndeshjen e Kampionatit Evropian, mes Sllovenisë dhe Danimarkës.

Zogaj do të jetë ndihmës i gjyqtarit kryesorë Sandro Schärer së bashku Stephane De Almeida  që gjithashtu vijnë nga Zvicra.

Gjyqtar i katërt do të jetë Donatas Rumšas nga Lituania.

Në VAR do të jetë zvicerani Fedayi San, së bashku me Bartosz Frankowski dhe Tomasz Kwiatkowski nga Polonia.

Ndeshja Slloveni – Danimarkë zhvillohet ditën e diel në stadiumin ”Stuttgart Arena” nga ora 18:00.