Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme >  Sllovaku Kostilnik: Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit

 Sllovaku Kostilnik: Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik, ka kërkuar sot nga Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Ai tha se marrëveshja bazike është më e mira e mundshme që mund të negociohej për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë, e cila është njëra nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e ka njohur pavarësinë, diplomati sllovak tha se shpreson që të njëjtat të avancohen.

Këto komente ai i bëri në ekspozitën, “Arti përmes këndit të një diplomati” në përmbylljen e rrugëtimit të tij si diplomat i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë.

Pjesë e hapjes së kësaj ekspozite ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili u shpreh falënderues ndaj diplomatit sllovak dhe theksoi nevojën e përafrimit të raporteve mes dy vendeve.

Mes tjerash, diplomati sllovak shprehu falënderimin për bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet kosovare