Ka nisur ndeshja mes Sllovakisë dhe Ukrainës, në kuadër të Kampionatit Evropian, UEFA Euro 2024.
Sllovakia ka shënuar golin e parë ndaj Ukrainës, në minutën e 18-të, të realizuar nga Ivan Schranz.
Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf dhe i takon grupit E.
Sllovakia vjen në këtë takim pas fitores befasuese ndaj Belgjikës me rezultat 1-0 dhe me një rezultat pozitiv sot do të siguronte kualifikimin tutje.
Ukraina në anën tjetër pësoi humbje të thellë me rezultat 3-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen hapëse, dhe do të synojë tri pikët për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Një fitore e pestë radhazi në ndeshjet konkurruese për Sllovakinë e Francesco Calzona do t’i garantonte asaj një vend në 16-shen e fundit – duke barazuar ecurinë e vitit 2016.