Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sllavisha Filiq dënohet me 15 vite burgim për krime lufte

Sllavisha Filiq dënohet me 15 vite burgim për krime lufte

Sllavisha Filiq është dënuar me 15 vite burgim për krime lufte, pas një gjykimi që është zhvilluar në mungesë të tij.

Sipas aktakuzës, Filiq bashkë me dy zyrtarë të tjerë, të gjithë të veshur me rroba civile, e kishin marrë doktorin Shala dhe e kishin dërguar në objektin e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë. Aty, sipas Prokurorisë, mjeku Shala ishte rrahur dhe torturuar, dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Gjykata e ka shpallur fajtor Filiqin për veprimet e tij gjatë kohës së luftës, duke i shqiptuar dënimin me 15 vite burgim./teve1