Arriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka bërë të ditur se skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar, ka arritur në Turqi.
Rama ka publikuar një fotografi të skuadrës, siç ka shkruar, pak minuta përpara zbritjes në terren.
Qeveria shqiptare dje i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që ka shkaktuar mijëra viktima.
Raportohet për mbi 4 mijë e 900 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri
LEXO EDHE:
Çfarë e shkaktoi tërmetin në Turqi dhe pse ishte kaq vdekjeprurës?
/TV Arbëria