Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​Skënderbeu nuk e ndërroi fenë, Rama: Një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë

​Skënderbeu nuk e ndërroi fenë, Rama: Një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë me të rinj dhe studiues në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ai u shpreh se në të ardhmen janë të shumta mundësitë që historia e popullit shqiptar të rishkruhet, ndërsa tha se historianët tregojnë se Skënderbeu nuk e ka ndërruar kurrë fenë ashtu siç thuhet nëpër libra.

“Ka aq shumë gjëra për të mësuar nga historia libri është një nga gjërat më të vyera që janë shkruar në gjuhën shqipe. Skënderbeu nuk e ka ndërruar fenë, kjo është një gjë shumë thelbësore nga e kaluara e popullit shqiptar.

Për shkak të detyrës nuk më këshillohet të përfshihem në këtë vorbull, por ka edhe më tej se kaq, ka edhe Ballkani Perëndimor. Kam pasur një debat për këtë me miqtë europianë duke u përpjekur të shpjegoj që ne jemi Europë, siç ka një Europë Perëndimore, Lindore, ka edhe një Juglindore.

Nëse Ballkani është një term i vendosur nga budallallëku apo keqkuptimi i madh i një personi që më pasi vuri vulën një rajoni, Ballkani Perëndimor është një elaborim për të vendosur një vijë mes kësaj ane e Turqisë. Ndaj po të gjendesh në një tryezë ku janë edhe turqit e sheh se ka një trekëndësh. pjesa Turke do Ballkanin. Kur po shpjegonte Aureli Ballkanin e malin, po mendoja paskemi bërë malin e hapur(Ballkani i Hapur).

Nuk është keq të hapim malin. Një gjë dua ë them për t’i vënë kapak se kjo bisedë është kaq e veçantë dhe interesante sa mund të vijojmë deri nesër por keni detyrë të lexoni nesër. Ka një gjë nga fundi i librit kur autori jep një shpjegim për një pyetje lidhur me historinë, që historia është e destinuar të rishkruhet e të lexohet në kohë të ndryshme e në kontekste të ndryshme dhe me siguri një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut.

Por për sa kohë kemi në dispozicion sot për çfarë është shkruar, libri që keni në dorë është një ndihmesë e çmuar me një këndvështrim të ri dhe një përmbledhje që nuk e gjejmë tek asnjë nga autorët e mëparshëm, pasi edhe burimet janë shtuar”, u shpreh Rama.

 

Themes by WordPress