Një grua shkoi për t’u kontrolluar në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Ajo u alivanos dhe mbeti pa shenja jete.
Vdekja e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Siç njofton raporti 24 orësh, viktima ishte me nevoja të veçanta.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin. Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, njofton raporti 24 orësh.
/TV Arbëria