Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Skenderaj, qytetari thotë se persona të panjohur bën pagesa rreth 15 mijë euro nga kartela e tij

Skenderaj, qytetari thotë se persona të panjohur bën pagesa rreth 15 mijë euro nga kartela e tij

Një qytetar nga Skenderaj është ankuar në polici se kartela e tij bankare është keqpërdorur nga marsi i këtij viti.

Sipas të njëjtit, rreth 15 mijë euro pagesa janë bërë nga kartela e tij bankare, pa dijeninë e tij.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se nga kartela e tij e bankës janë bërë pagesa pa dijeninë e tij në vende të ndryshme të Evropës në vlerë 14 578 €. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.