Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, thotë se është bllokuar nga profili i kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku në Facebook, në momentin kur e ka komentuar atë në shkrimin e tij të fundit në të cilin ka konstatuar se Kurti ka bërë gabime të pariparueshme në Ohër.
Sipas Hysenit, kryeministri Kurti ka bërë gabime të pariparueshme edhe me përkrahjen që i ka dhënë Abdixhiku.
“Përkrhaja juaj e parezervë për politikat idioteske të Kurtit e Osmanit në veri të vendit gjatë dy vjetëve të kaluara, ka sjellur ‘ndëshkimin ndërkombëtar” në Ohër. Ndëshkim, të cilin, unë, megjithate e mirëpres, ngase e pakta ndërpenë katandisjen e mëtejme të vendit tonë”, shkruan Hyseni në Facebook-un e tij.
/TV Arbëria