Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Skenarët e mundshëm që e kualifikojnë Shqipërinë nga grupi

Skenarët e mundshëm që e kualifikojnë Shqipërinë nga grupi

Kombëtarja e Shqipërisë mori 1 pikë të vyer kundër Kroacisë gjatë ditës së sotme.

Barazimi 2 me 2 mban aktualisht “kuqezinjtë” në vendin e tretë në grupin B, pasi Kroacia ka golavarazh më të dobët.

Por cilat janë skenaret që kualifikojnë Shqipërinë? Më i sigurti është fitorja kundër Spanjës.

Në këtë mënyrë Shqipëria do të kishte të sigurt kualifikimin.

Duke grumbulluar 4 pikë, djemtë e drejtuar nga Sylvinho mund të kalojnë më tej dhe si vend i dytë, teksa gjithçka varet nga Italia.

Skenari tjetër është nëse Shqipëria barazon apo mbetet me 1 pikë.

Renditja me skuadrat e vendeve të treta çon 4 nga 6 grupet. Aktualisht, Kombëtarja shqiptare ka 1 ndeshje më shumë se përfaqësuese të tjera dhe rënditet e dyta nga gjashtë skuadra.

Kujtojmë se Kombëtarja luan takimin e radhës kundër Spanjës më 24 qershor. Ndeshja merr jetë në 21:00 në Duseldorf./GazetaExpress/

Powered by WordPress