Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “S’kemi më kohë për të humbur”, LDK nis përgatitjet për zgjedhjet lokale

“S’kemi më kohë për të humbur”, LDK nis përgatitjet për zgjedhjet lokale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar sot se kjo parti ka nisur zyrtarisht përgatitjet për Zgjedhjet Lokale 2025, që pritet të mbahen në vjeshtë.

Ai ka theksuar se, përkundër bllokadave politike dhe mbledhjeve pa qëllim, LDK po fokusohet në proceset e saj të brendshme dhe në garën zgjedhore që po afron.

“S’kemi më kohë për të humbur. Zgjidhjen e dhamë, ajo mbetet aty – kurdo që janë të gatshëm të tjerët,” u shpreh Abdixhiku në një postim publik, duke nënvizuar vendosmërinë e partisë për të ecur përpara, pavarësisht zhvillimeve aktuale politike në vend.

Ai bëri të ditur se ka thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së për të nisur fazën konsultative dhe përgatitore për zgjedhjet lokale, duke theksuar se LDK do të hyjë në këtë proces me përgatitje, vullnet dhe bindje të fuqishme.