Skemë mashtrimi në emër të “Postës Shqiptare”, synohet vjedhja e të dhënave bankare
Një skemë e re mashtrimi po përhapet në rrjetet sociale, veçanërisht në “Facebook”, me synimin për të vjedhur të dhënat bankare të qytetarëve. Këto mashtrime shfaqen duke u maskuar si “Posta Shqiptare” dhe reklamojnë shitjen e pakove me mallra të braktisura në postë.
Mashtruesit përdorin një numër të madh llogarish të rreme për të komentuar pozitivisht, duke pretenduar se kanë blerë dhe janë të kënaqur me porositë e tyre. Këto komente kanë për qëllim të mashtrojnë qytetarët dhe t’i nxisin ata të bien pre e mashtrimit.
Këto faqe të rreme klonojnë identitetin e “Postës Shqiptare” dhe të bizneseve të tjera të njohura, duke i shtyrë përdoruesit të fusin të dhënat e tyre bankare, të cilat më pas vidhen nga mashtruesit.