Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, kur ankuesja ka pranuar një mesazh në telefon, në të cilin i janë kërkuar të dhënat personale me arsyetimin se i kishte skaduar kartela bankare. Duke besuar në këtë informacion, ajo ka dërguar të dhënat e kartelës dhe numrin personal.
Pas një kohe të shkurtër, nga llogaria e saj janë tërhequr 500 euro. Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar hetimi dhe rasti mbetet nën procedura hetimore.