Revista “Slobodna Bosna”, e njohur për lajme të rrema e manipulim faktesh, ka publikuar edhe një shkrim tjetër, ku sërish sulmohet Nacionaledhe Periskopi pa asnjë fakt.
Njëjtë edhe në “lajmin” e dytë, veçse kësaj radhe duket se është dekonspiruar burimi. Në këtë “artikull”, revista boshnjake ka cituar një shkrim të hiç më pak se Vedat Xhymshitit,i njohur si “Vudi” një personi kontravers, që pretendon se është gazetar, ndërsa dikur ishte edhe aktivist i VV-së.
Në artikull, “Slobodna Bosna” ka rishkruar të njëjtat akuza ndaj Nacionales, duke cituar edhe një shkrim të mëhershëm të Xhymshitit, i cili ishte shpërblyer nga pushteti me një tender 10 mijë eurosh për disa fotografi që nuk i bëri kurrë.
Tutje, duke u bazuar në “shkrimin” e Xhymshitit, revista boshnjake i rithekson të njëjta akuza e sulme si të Xhymshitit ndaj gazetarit Berat Buzhala. Po ashtu, jehonë i është dhënë edhe disa shkrimeve të Xhymshitit në llogarinë e tij në “X”, të cilat prezantohen sikur të jenë fakte rënduese ndaj Nacionales.
“Se burimet e “SB” nga Kosova po thoshin të vërtetën për vëzhgimet e Vuçiqit për mediat në rajon, dëshmon edhe shkrimi i revistës britanike Frontliner, e cila në disa raste shkruante për lidhjet e dyshimta mediatike dhe politike të disa manjatëve mediatikë të Kosovës. të cilët u njohën në kërkimin “Bosnja e Lirë” edhe pse në tekstin tonë nuk përmenden me emër” – ka shkruar ai.
Në shkrim e saj, revista boshnjake e përmend edhe deklaratën e drejtuesit të platformës më serioze të kontrollimit të fakteve (fact-checker) në Bosnje-Hercegovinë, “Raskrinkavanje”, Darko Brkan. Në një prononcim për Nacionalen, Brkan vlerësoi në mënyrë negative “Slobodna Bosnën.
“Prodhojnë dezinformata…gjëra të paverifikuara…për senzacion…përmbajtje të dyshimtë për nga besueshmëria…thjesht çka t’u bjen në dorë për të mbijetuar”, tha ai për Nacionalen pyetur rreth ‘Slobodna Bosna’-s.
“Vlerësimi im do të ishte që ata kryesisht do të kenë artikuj që janë të dyshimta sa i përket besueshmërisë, por më shumë është që duan senzacion duke përdorur burime të pakonfirmuara; dhe kopjojnë burime nga burime tjera, dhe kryesisht publikojnë senzacionalisht për klikime sa më shumë”, tha dje Brkan.
Sjellim ndër mend që pushteti që dy ditë ka sulmuar Nacionalen dhe Periskopin. Artikulli i parë i Sllobodna Bosnës ishte botuar në portalin e RTK-së dhe ishte dhënë si lajm në lajmet qendrore të televizionit publik.
Pas këtij “lajmi”, pushteti, përfshirë deputetë e zyrtarë të VV-së, kanë kërkuar hetim në lidhje me pretendimet e “SB”-së. Madje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një deklarim publik, tha se i ka folur prokurorit në lidhje me këto zhvillime.
“Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm...Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë. Kam ofruar para prokurorisë edhe këtë lajm, që është publiku në RTK Live se është e rëndësishme të dijmë se kush financohet nga Serbia. Unë po them që nuk është përgjegjësi e imja të them se kush e ka përgatitur hulumtimin, e përditmshja atje kredibile dhe hulumtimi është bërë nga ata, prandaj u përket institucioneve të hetojnë më shumë, të hulumtojmë, e pata për obligim ato t’i foroj që i kam parë si ministre dhe zyrtare e Qeverisë së Kosovës” – ka thënë Haxhiu.