Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë.
Në pamjet e publikuara nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shihet se presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Evrope për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar.
Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë./kp