Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Skandaloze: Policia ushtron dhunë ndaj të miturit pasi e prangos atë (VIDEO)

Skandaloze: Policia ushtron dhunë ndaj të miturit pasi e prangos atë (VIDEO)

Një tjetër video shokuese e Policisë së Kosovës ka qarkulluar sot në rrjetet sociale, ku shihen pjesëtarë të PK-së duke ushtruar dhunë ndaj një të mituri.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në palestrën e sporteve në Komunën e Drenasit, teksa pamjet janë filmuar nga të pranishmit në sallë dhe janë shpërndarë më pas në rrjetet sociale

Në videon e publikuar nga portali “Pa rrotlla” shihet një pjesëtar i Policisë së Kosovës duke ushtruar dhunë ndaj një personi të prangosur.

Sipas raportimeve, i arrestuari është një 16-vjeçar me iniciale B.GJ.

Po ashtu, familjarët e viktimës pretendojnë se policia ka ushtruar dhunë ndaj 16-vjeçarit edhe në veturë gjatë rrugës për në stacionin policor.