Ndaj Selatin Beqës, i cili njihet si njeri i VV-së në këtë institucion, nuk është marrë asnjë masë edhe pasi të njëjtit i është ngritur aktakuza, raporton Albanian Post.
Përkundër rekomandimit të anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës që Beqa të pezullohet nga puna, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, e ka ngritur në detyrë, duke e bërë Drejtor të Përgjithshëm.
Këto nuk janë shkeljet e vetme që janë bërë nga Selatin Beqa.