Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Skandaloze- MAPL ndan deri në 500 mijë euro për OJQ pa publikuar emrat e përfituesve, ngrihen dyshime për transparencë

Skandaloze- MAPL ndan deri në 500 mijë euro për OJQ pa publikuar emrat e përfituesve, ngrihen dyshime për transparencë

Sipas raportimit të Gazetës inFokus, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka ndarë deri në 500 mijë euro për organizata joqeveritare, pa publikuar emrat e përfituesve, projektet e financuara apo shumën e përfituar nga secila organizatë.

Në dokumentet zyrtare të publikuara nga MAPL, në vend të emrave të OJQ-ve janë përdorur vetëm numra protokolli, çka e bën të pamundur identifikimin e përfituesve të fondeve publike. Sipas raportimit, 12 organizata kanë kaluar fazën e vlerësimit përmbajtësor, ndërsa të tjerat janë refuzuar në faza të ndryshme të procesit.

Gazeta inFokus thekson se kjo qasje ngre shqetësime serioze për transparencën dhe llogaridhënien në shpërndarjen e parasë publike, duke shtuar se pavarësisht kërkesës zyrtare për qasje në dokumente, Ministria nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit.