Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Skandaloze: Dokumentari për “Kosovën dhe Metohinë” që mbështetet nga Qeveria Serbe,pritet të shfaqet nesër në Graçanicë

Skandaloze: Dokumentari për “Kosovën dhe Metohinë” që mbështetet nga Qeveria Serbe,pritet të shfaqet nesër në Graçanicë

Dokumentari për “Kosovën dhe Metohinë” që mbështetet nga Qeveria Serbe, raportohet se do të shfaqet nesër në Graçanicë.

Kështu bëri të ditur gazetari Arsim Lani i cili publikoi edhe posterin e këtij dokumentari.

“Ishalla s’i ka çu Zoti, autorët e këtij “dokumentari” me kërku mbështetje edhe nga Kuvendi i Kosovës apo Ministria jonë e Jashtme. 😜“, shkroi gazetari.

Shkrimi i tij:

Dokumentari për “Kosovën dhe Metohinë” mbështetet nga Qeveria Serbe, shfaqet në Graçanicë

Një film dokumentar për të kaluarën serbe në “Kosovë dhe Metohi”, pritet të shfaqet nesër në Graçanicë. Projekti me titull “Bozhoviq” që flet për jetën e shkrimtarit nacionalist serb, Grigorje Bozhoviqit, mbështetet nga Komuna e Graçanices, Qeveria e Serbisë, Zyra për Kosovë dhe Metohi dhe institucioneve tjera të Serbisë.

“Jeta dhe fati i një shkrimtari të madh, por të ndaluar, i cili nga harresa ka ruajtur shumë ngjarje dhe njerëz, ende të panjohur për publikun e gjerë, nga e kaluara jonë në Kosovë dhe Metohi”, shkruan në posterin informues të kesaj ngjarje.

Ishalla s’i ka çu Zoti, autorët e këtij “dokumentari” me kërku mbështetje edhe nga Kuvendi i Kosovës apo Ministria jonë e Jashtme. 😜