Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për sa i përket hetimit për skandalin tek spitali Onkologik. Kjo dosje mësohet se është transferuar ditët e fundit në Prokurorinë e Posaçme. Ka qenë prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj i cili 4 ditë më parë, ka vendosur të shpall moskompetencën dhe dosjen ta transferoj në SPAK, pasi dyshohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.
Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës zbërtheu skemën kriminale se si mjekët dhe stafi i Spitalit Onkologjik bënin Pazar dhe drejtonin drejt privatit të sëmurët me kancer.
Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin “pazar” me jetën e pacientëve.
Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.