Koçiu ka deklaruar se të gjithë personat e përfshirë janë shkarkuar. Në një prononcim për mediat, ajo tha se “mjekët e përfshirë nuk e meritojnë ta mbajnë më bluzën e bardhë të veshur”.

Ajo ka kërkuar që mjekët dhe personat e tjerë të përfshirë të dënohen sipas ligjit.

Sipas hetimeve të prokurorisë, gjashtë mjekët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në QSUT, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin.

Ndërkohë, gjatë hetimeve është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”.