Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Skandali i RTK-së, reagon Kasolli: Fake News-i e tjetërson misionin e këtij institucioni

Skandali i RTK-së, reagon Kasolli: Fake News-i e tjetërson misionin e këtij institucioni

Pas skandalit të mbrëmshëm në Radio Televizionin e Kosovës, ka reaguar filozofi Afrim Kasolli.

Kasolli ka reaguar përmes një postimi në facebook duke thënë se lajmet e rreme dhe burimet jokredibile e tjetërsojnë misionin e RTK-së.

“Prandaj operimi i RTK-së, me lajme të rreme (fake news) dhe burime aspak kredibile vetëm me qëllim që të denigrohen në sytë e publikut media tjera në Kosovë, sikur se në rastin e mbrëmshëm, e tjetërson misionin e këtij institucioni. Me këtë veprim, ai nga shtëpi informative për të gjithë qytetarët e Kosovës, shndërrohet në instrument të propagandës dhe qëllimeve politike të pushtetit”, ka shkruar ai në facebook.

Postimi i plotë:

Radio Televizioni i Kosovës është një medium publik. Ai paguhet dhe mirëmbahet nga taksat e qytetarëve të Kosovës që të jetë në shërbim të publikut pa dallim politik dhe partiak. Ky zaten është edhe koncepti i çdo transmetuesi të kësaj natyre, që ka për detyrë të shndërrohet në dritare të promovimit të diskutimeve racionale si parimi normativ i demokracisë deliberative.
Prandaj operimi i RTK-së, me lajme të rreme (fake news) dhe burime aspak kredibile vetëm me qëllim që të denigrohen në sytë e publikut media tjera në Kosovë, sikur se në rastin e mbrëmshëm, e tjetërson misionin e këtij institucioni. Me këtë veprim, ai nga shtëpi informative për të gjithë qytetarët e Kosovës, shndërrohet në instrument të propagandës dhe qëllimeve politike të pushtetit.

 

Comment
Copy
Share