Tenisti serb Novak Djokoviq ka vazhduar me mbështetjen nacionaliste, këtë herë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Red Star dhe Valencias.
Gjokoviqi ishte i pranishëm në ndeshjen e basketbollit në kuadër të Euroligës, ku Red Star fitoi me rezultat 92:73 ndaj Valencias.
Sidoqoftë, ajo që zuri vëmendjen ishte gëzimi i këtij të fundit kur tifozët po vazhdonin me brohoritjet “Kosova është Serbi”.
Për një moment, Gjokoviqi u pa duke tundur kokën sikurse po e ndiente këngën e pastaj e ngriti edhe grushtin lart për të dhënë mbështetjen e tij.
/TV Arbëria
Delije se dozivaju Kosovo – Srbija, Đoković podigao visoko pesnicu pic.twitter.com/IcsgeZx1xC
— Kalabaster (@KalabasterJak) March 29, 2023