Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Skandali energjetik në Kosovë: Deputeti Bajqinovci pranon manipulimin, dyshohet për përfshirje të kryeministrit Kurti

Skandali energjetik në Kosovë: Deputeti Bajqinovci pranon manipulimin, dyshohet për përfshirje të kryeministrit Kurti

Qëndrim Kryeziu përmes një postim në facebook ka thënë se një shprehje popullore thotë: “Mos vet, se kallxon vet.” Kjo duket të përshkruajë më së miri deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili ka pranuar hapur manipulimin e energjisë elektrike nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa tentonte ta mbrojë atë.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për një gabim të thjeshtë, por për një skemë të organizuar kriminale, e lidhur me rrjetet e mafias rajonale të energjisë. Sipas tyre, në qendër të kësaj skeme ndodhet edhe kryeministri Kurti, me favorizime për kompani private, përfshirë ato të Vuk Hamoviqit, duke dëmtuar interesat kombëtare të Kosovës.