Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Skandal: Sportistët polakë sulmohen me thikë në Beograd

Skandal: Sportistët polakë sulmohen me thikë në Beograd

Sipas mediave serbe, lojtarët e kombëtares polake të MMA janë sulmuar nga pesë huliganë në Beograd dhe janë të plagosur rëndë.

Luftëtarët e MMA Brajan Przysiwek dhe Mikolaj Andrzejczak u goditën me thikë të mërkurën mbrëma në Beograd.

Kombëtarja polake ndodhen në kryeqytetin e Serbisë, ku po zhvillohet kampionati botëror i MMA-s amator, por  në vend të rubrikave sportive, emrat e tyre mbushin rubrikën e kronikës së zezë.

Nga dyshja e përmendur, më keq rezultoi Przysiwek, për jetën e të cilit mjekët ende po luftojnë për shkak se sulmuesit e goditën me thikë në brinjë.

Andrzejczak, i cili është 20-4 në MMA amatore, u godit gjithashtu me thikë, por në kofshë, kështu që jeta e tij nuk është në rrezik.

/TV Arbëria

Powered by WordPress